Numërohen mbi 90% e votave të diasporës: VV-ja bie në 51%

Janë numëruar mbi 90% e votave të diasporës me postë.

Befasia e këtyre votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur në 30%. Kurse, Vetëvendosje nga mbi 52% sa ishte, ka rënë në 51.50%.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 9.52% të votave.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, sot pritet të përfundojë numërimi i të gjithave votave me postë.

Pas kësaj, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.