Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti nuk paraqitet për intervistim nesër në Prokuror, ai duhet të gjobitet.
Lidhur me këtë çështje, Cakolli nuk parasheh ndonjë arrestim.
“Nuk shoh skenar për arrestim”, tha Cakolli.
“Ligjërisht nëse kryeministri e ndjek agjendën e publikuar në faqen e Ministrisë së Arsimit, atëherë ai duhet të gjobitet për mosparaqitje për intervistim, gjoba nëse nuk gaboj është afërsisht 250 euro. Nuk besoj që jemi as afër ndonjë skenari apo situate ku do të mund të arrestohej pasi ka shumë hapa tjerë, por i gjithë kalkumi është që të paraqitet, besoj një skenar një situatë e tillë gjoja se Prokuroria është kundër reformimit dhe në frymën e kësaj po bëhet”, ka përfunduar ai.