Mehmetaj: Tek 80 përqindëshi i përfaqësive diplomatike, është keqpërdorur shteti për të bërë inxhiniering politik

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka ngritur shqetësime serioze rreth rezultatt të ardhura nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike.

Mehmetaj vuri në pah një sërë anomalish që, sipas tij, hedhin dyshime të forta mbi integritetin e këtij procesi, duke vënë theksin tek rritja e pazakontë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Sipas Mehmetajt, një nga problemet kryesore është se 80% e votave të numëruara për Vetëvendosjen nga përfaqësitë diplomatike nuk janë të besueshme, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e shtetit në këtë proces.

“E dyshimtë është edhe 80% i Lëvizjes Vetëvendosje por edhe ndryshimi radikal i votës së Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK]. Ky shqetësim ka qenë prej fillimit, ke anomali. Vetëvendosja nuk ka dalur nga fillimi për të shprehur shqetësimi kur ra rezultati i VV-së.

“Anomali prej rezultatit të përgjithshëm tek votat. Tek 80% i përfaqësive diplomatike shqetësimi është se ka ndërhyrë shteti për të manipuluar. Problemi është 80% i VV-së sepse është keqpërdorë institucioni i shtetit për të bërë inxhiniering politik. Tek të tjerat janë përdorë metodë tjetër. Vetëvendosja është problemi kryesorë”, tha Mehmetaj.