Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielën në fshatin Llazicë të Malishevës, në rrugën Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjakovën, Sheremet Elezaj, ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti kishte humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar.
“Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”.