Një përplasje ka ndodhur sot në QNR mes anëtarit të VV’së në KQZ, Sami Kurteshi, dhe koordinatorit të AAK’së, Lavdim Mehani. Ky i fundit i ka thënë Kurteshit se tentoi të ndikojë kur dha mendimin e tij për shpalljen të vlefshme ose jo të një fletëvotimi.
“A e llogarit ti si presion që ti si zyrtar i KQZ’së me i thënë një punëtori të KQZ’së që qikjo është e vlefshme”, e pyeti Mehani Kurteshin.
“Jo”, u përgjigj Kurteshi.
Mehani: Ti si Sami Kurteshi që je zyrtar i KQZ’së nuk mundesh me i kërku një komisioneri që kjo ëshë e vlefshme se kjo llogaritet si presion
Kurteshi: A i kërkova unë?
Mehani: Thatë që është e vlefshme, automatikisht është tentim ndikimi.
Kurteshi: A i kërkova, unë mendoj që është e vlefshme.
Mehani: Është tentim me ndiku.
Kurteshi: Jo më fal, kur dal në atë anë dhe vendosi është presion, kur jam këtej jam vëzhgues.
Mehani: Me ardhë Sami Kurteshi në tavolinë edhe me thënë që qikjo është e vlefshme, unë e llogariti që është tentim me ndiku ose presion.
Kurteshi: Unë llogaritjet e tua s’mundem me i pa, ti i llogaritë ndryshe unë ndryshe.