Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës po tregojnë se popullsia e Kosovës po plaket shpejt.
Raporti i popullsisë me moshën mbi 65 vjeç është dyfishuar në raport me popullsinë e moshës nga 0-14 vjeç që nga viti 2011, kurse është katërfishuar që nga viti 1981, transmeton lajmi.net.
Kjo thuhet se po ndodh për shkak të rënies së numrit të lindjeve, emigrimit të të rinjve dhe zgjatja e jetëgjatësisë në vend, transmeton lajmi.net.
Pasojat e kësaj rritje të shpejt të popullsisë së moshës mbi 65 vjeçare në raport me atë 0-14 vjeçare raportohet se do të jenë si në vijim:
Më pak të rinj – Më pak fuqi punëtore në të ardhmen
Presion mbi skemat e pensioneve dhe shërbimet socialeNevojë urgjente për politika që përmirësojnë arsimin për nevojat e tregut të punës, shtojnë punësimin dhe reformojnë skemat sociale e pensionale, për ta bërë Kosovën më atraktive për qytetarët dhe investitorët./Lajmi.net/