Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar thotë se “asnjë marrëveshje” nuk është bërë midis francezëve dhe britanikëve për një propozim armëpushimi njëmujor të Ukrainës, gjë për të cilën është raportuar, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
I pyetur për planin, për të cilin Macron i tha një gazete franceze të dielën, Luke Pollard i tha BBC-së: “Ky nuk është një plan që ne e njohim aktualisht”.
Ai shton se “një sërë opsionesh të ndryshme” po diskutohen “privatisht”.
Pollard thotë se ajo që ka rëndësi është ndërtimi i një plani që sjell paqe të qëndrueshme “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ai gjithashtu i tha BBC se SHBA është “një aleat kyç” dhe “do të ketë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar”, duke përmendur “marrëdhëniet e thella të mbrojtjes” midis dy vendeve.
Kjo vjen pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer mbajti një samit të liderëve evropianë për të diskutuar arritjen e paqes në Ukrainë, vetëm dy ditë pas vizitës dramatike të Presidentit të Ukrainës, Volodymr Zelensky në Washington DC./Reporteri.net/