Maliqi: Pesha kryesore historike e momentit për Europën ka rënë mbi Britaninë e Madhe

Pas samitit të sotëm në Londër, u bë e qartë se Britania e Madhe po merr një rol kryesor në arkitekturën e sigurisë europiane. Në këtë kontekst, politologu Agon Maliqi vështroi se si partneri më i besueshëm i ShBA-së në kontinent, Britania po shërben si një urë mes aleatëve dhe si një shtyllë kyçe e NATO-s.

Sipas tij, interesi strategjik i Britanisë është të sigurojë që ShBA-të të mbeten të angazhuara në Europë dhe që NATO të mbijetojë.

Maliqi thekson se për ta arritur këtë, Europa duhet të tregojë gatishmëri për të investuar në mbrojtje dhe për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, përfshirë trupa paqeruajtëse dhe ndihma ushtarake