Ligji për unifikimin e çmimit të barnave ka shkaktuar telashe tek farmacistët. Ata po detyrohen të shesin produktet medicinale më lirë se sa i kanë blerë. Ndërkohë, nga Oda e Farmacistëve kanë një thirrje për institucionet.
Që nga një shkurti, barnat po detyrohet t’i shesë më lirë se sa i ka blerë.
Kjo pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për unifikimin e çmimit të produkteve medicinale.
Për farmacistin Gzonit Salihaj, kjo situatë është shqetësuese.
Madje sipas tij, ligji i ri është në kundërshtim me ligjin aktual.
E nga Oda e Farmacistëve të Kosovës kanë një kërkesë për institucionet.
Edhe Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës ka shprehur shqetësime lidhur me afatin e zbatimit të listës zyrtare të çmimit të barnave.
Ata kanë kërkuar të mos preket stoku aktual i barnave dhe të zgjatet periudha e hyrjes në fuqi të çmimeve të reja.