I quajti shqiptarët kriminelë dhe se do t’i dëbonte nga Italia, por shikoni se si e bën sot shqiponjën zv. kryeministri Salvini

Një fotot e Zv/kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, po qarkullon sot në rrjetet sociale.

Në këtë foto, Salvini shihet në krah të dy shqiptarëve ndërsa ka bërë me duar simbolikën e shqiponjës së flamurit tonë kombëtarë.

Ministri italian njihet për reagimet e tij dhe qëndrimet kundër shqiptarëve, ndërsa nuk kanë munguar rastet kur ai i ka quajtur shqiptarët kriminelë dhe se do t’i dëbonte nga Italia.

Por pas bujës që bëri kjo deklaratë e tij, ai sqaroi se u referohej atyre personave që ishin përfshirë në veprimtari kriminale, por duke përsëritur se politikat e tij për emigrantët nuk do ndryshonin. Nuk munguan as komentet e tij kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kur tha se mirë do ishte që nëse ata (shqiptarët) hyjnë, ne (italianët), të dalim nga Unioni.

Ndërkaq kjo foto duket se ka qenë surprizuese për shqiptarët, e ndërsa nga ana tjetër Salvini shihet se nuk ka reagime aq radikale dhe të prera për shqiptarët.