Grupi kurd “PKK” shpall armëpushim me Turqinë pas konfliktit 40-vjeçar

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK ka shpallur armëpushim me Turqinë pasi lideri i saj i burgosur, Abdullah Ocalan i bëri thirrje lëvizjes të heqë armët dhe të shpërbëhet.

Në një deklaratë të shtunën, PKK tha se shpresonte se Turqia do të lironte Oçalanin, i cili ka qenë i burgosur në izolim që nga viti 1999, në mënyrë që të mund të udhëheqë një proces çarmatimi, shkruan BBC.

Ajo vjen pas thirrjes së tij këtë javë që synon t’i japë fund katër dekadave të luftës së armatosur në Turqinë juglindore, në të cilën janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Njoftimi i tij erdhi disa muaj pasi Devlet Bahçeli, kreu i partisë ultra-nacionaliste të Turqisë MHP dhe një aleat i qeverisë turke, nisi një nismë për t’i dhënë fund konfliktit.