Qeveria pretendon se për herë të parë ministrat po i përgjigjen drejtësisë, veprimet e ish-ministrave e demantojnë keq

Zyra e Kryeministrit dje ia ka kthyer letrën Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhjen me ftesën e Prokurorisë për intervistimin e kryeministrit Albin Kurti.

Në letrën e gjatë që e ka publikuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thuhet se Kurti nuk e ka refuzuar asnjëherë ftesën, por ka kërkuar që të intervistohet në zyrën e tij.

Përveç akuzave që i bëhen prokurorisë, në letër jepen edhe disa konstatime të çuditshme.

Aty pretendohen se për herë të parë në Kosovës në këtë mandat zyrtarët e lartë qeveritarë po bashkëpunojnë me prokurorinë.

Për herë të parë në Kosovë po ndodh që zyrtarë të nivelit të lartë të ndjekin rrugën e drejtësisë dhe askush nuk ka imunitet nga ligji. Por kjo nuk do të thotë se do ne do të pranojmë instrumentalizimin politik të drejtësisë nga ata që nuk duan një sistem të pavarur e të paanshëm”, është thënë në letrën e Zyrës së Kryeministrit për gjykatën.

Por, veprimet e ish-ministrave e demantojnë keq këtë pretendim të Zyrës së Kryeministrit.

Në qeveritë e kaluar, disa herë ka ndodhur që ministrave që ishin në detyrë të iu ngritët aktakuza dhe të njëjtit kanë bashkëpunuar me organet e drejtësisë.

Njeri nga ta ka qenë ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani.

Derisa ky i fundit ishte në detyrë prokuroria i kishte ngritura aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas këtij veprimi të prokurorisë, përmes një letrës ish-ministri Agani i kishte kërkuar kryeministrit të asaj kohe Isa Mustafa që ta liroi nga detyra.

I nderuari z. Kryeministër, Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje; I bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës; Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar, Kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë”, ishte thënë në letrën e Aganit.

Gjithashtu, më 6 prill të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës kishte ngritur aktakuzë ndaj disa ish-zyrtarëve të PDK-së.

Në rastin e njohur si afera “Pronto”, akuza përfshinte ministrin i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, dhe deputetin e PDK-së, Zenun Pajaziti.

Pavarësisht pozitave që kishin Beqaj dhe Pajaziti, ata kishin bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në përfundim të procesit, ku janë shpallur të pafajshëm.

Në këtë aktakuzë, përfshiheshin edhe emra tjerë të partisë PDK-së, e cila ishte në pushtet.

Po ashtu, në Qeverinë Thaçi I, drejtësia kishte filluar hetimet ndaj Fatmir Limajt, i cili në atë kohë mbante pozitën e Ministrit të Transportit.

Megjithëse Limaj konsiderohej si njeri prej njerëzve kryesor të PDK-së, ai kishte vendosur të bashkëpunonte me organet e drejtësisë.

Në fund të procesi, edhe ai ishte shpallur i pafajshëm.

Ndërsa, dje, në orët e paditës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale më datë 4 mars në ora 10:00 për të dhënë dëshminë e tij rreth skandalit me rezervat shtetërore.

Deri me tani nuk ka ndodhur që ndonjë ministër ose deputet që të mos bashkëpunojë me drejtësinë apo të mos i përgjigjet ftesës se prokurorisë për intervistim.