Votat e diasporës përfshirë ato nga votimi fizik në përfaqësi diplomatike si dhe nga votimi me postë, kanë shtuar diskutimet nëse ato do të mund të përbëjnë ndryshim thelbësor në rezultatin zgjedhor.
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se votat e diasporës nuk përbëjnë ndonjë ndryshim të madh dhe se pa një koalicion mes partive politike nuk do të mund të formohet Qeveria.
“Në fund të këtij procesi po duket që Vetëvendosjes do t’i shtohen nja dy- tre deputetë që e në vetvete nuk përbën ndonjë ndryshim të madh apo t’ia mundësojë kësaj partie ta bëjë vetë qeverinë edhe tek PDK-ja e LDK-ja mund të mund të ketë një numër më shumë e më pak por në fund nuk do ketë ndryshim që kishte me lehtësu procesin në kuptimin që një parti ta bëj vetëm qeverinë. Pa ndonjë koalicion nuk do bëhet një qeveri edhe nga ana e VV-së edhe nga radhët e partive opozitare, do ta kenë të vështirë t’i kenë numrat”, tha Jakaj për RTYV21.
Sipas rezultateve nga numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje, prin me 80.75 % të votave, pasuar nga PDK-ja me 7.48 %, LDK-ja 7.45 % si dhe koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët me 1.93 %.