Eskalon protesta për përvjetorin e dytë të aksidentit hekurudhor në Athinë

Protesta paqësore në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ka eskaluar të premten, pasi që një grup i protestuesve kanë gjuajtur me gurë në drejtim të policisë greke, e cila reagoi duke hedhur gazlotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve, shkruan The Guardian.

Qindra mijëra njerëz iu kishin bashkuar protestës në Athinë për t’u solidarizuar me përvjetorin e dytë të aksidentit hekurudhor, si pasojë e të cilit humbën jetën 57 persona dhe i lënduan dhjetëra të tjerë, në atë që njihet si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë.

Në bazë të vlerësimeve të ekspertëve, aksidenti kishte ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe dështimeve të shumta sistematike.

Sipas policisë greke, afërsisht 300,000 njerëz kanë marrë pjesë në protestë.