Deklarimi i rregullt i pasurisë për vitin paraprak, në këtë rast për vitin 2024 do të fillojë nesër.
Ky deklarim do të bëhet nga data 1 mars deri më 31 mars 2025.
Më shumë se 11 mijë zyrtarë të lartë dhe zyrtarë publikë, duke filluar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e deri tek zyrtarët që zhvillojnë hetime, licensime dhe verifikime janë të detyruar dhe të obliguar të deklarojnë pasurinë.
Në këto deklarime vjetore të cilat bëhen zyrtarët bëjnë deklarimin e të gjitha pasurive luajtshme dhe të paluajtshme, të gjitha të hyrat, donacionet për parti politike dhe OJQ, kriptoasetet, bizneset, angazhimet, asocimet në organizata dhe të tjera.
Mbetet të shihet se brenda këtij muaji kush nga zyrtarët do të deklarojë pasurinë e tij, e kush nuk do e bëjë