Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit, ku pati rritje për 0.6% në tremujorin e katërt të 2024, në krahasim me tremujorin e tretë të 2024.
ASK po ashtu bën të ditur se krahasuar tremujorin e katërt të 2024 me të njëjtën periudhë të vitit 2023, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4.4%.
Tremujori i katërt 2024 – Tremujori i tretë 2024, 0.6 %
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 0.6%) në tremujorin e katërt (TM-4) 2024 krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024.
Rritje kishte transporti (2.4%),pagat (0.9 %), materialet (0.5%), kostot tjera (0.4%) dhe energjia (0.1%), ndërsa zbritje kishte tek makineritë (-0.2 %).
Tremujori i katërt 2024 – Tremujori i katërt 2023, 4.4%
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.4%) në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2023.
Rritje më të madhe kishte te energjia (20.6%), pagat (12.8%),transporti (10.9%), materialet (2.7%), makeniritë (0.8%), dhe kostot e tjera (0.7%).