Izet Ahmeti, një qytetar nga Mitrovica, ka bërë akuza të ndaj ish-kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ai po pretendon se Bahtiri ka shkatërruar ekonominë e tij, duke përdorur njerëz të tij për të shkaktuar dëme dhe kërcënime.
Ahmeti ka theksuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se pas këtyre ngjarjeve, jeta e tij është shkatërruar, duke përmendur përndjekjen dhe dhunën psiqike të ushtruar ndaj tij, që e kanë detyruar të largohej për në Serbi.
Ai ka përshkruar një incident kur Bahtiri, duke e akuzuar për diçka që ai nuk e di, ka kërkuar që Ahmeti të heqë dhitë nga ferma e tij. Pas kësaj ngjarje, vjedhjet dhe shkatërrimet kanë vazhduar, duke përfshirë thyerjen e shtëpisë dhe kërcënime me jetë. Ahmeti ka pohuar se ka qenë viktimë e kërcënimeve nga miqtë e Bahtirit, të cilët kanë marrë pjesë në këto akte.
“Për Zotin, si fillim ai vazhdoi të më shkatërronte ekonomikisht, unë i quaj ‘zagarët’ e tij, por ata ishin edhe më të zinj, njerëz pa mëshirë. Tani kanë filluar edhe me psikologjikisht, nuk më lënë rehat as në shtëpinë time. Mund të shkoni në shtëpi dhe të shihni se në çfarë gjendje ma kanë sjellë. Edhe kanë bërë gjithçka për të më bërë të braktis vendin dhe të vij në Serbi, një vend që ata e dinë vetë ku. Por unë, në asnjë vend tjetër nuk kam gjetur siguri, sepse nëse shkoj, diku tjetër më kthejnë, e këtu e di që nuk mund të më bëjnë asgjë. Kam pasur një fermë dhish dhe katër vjet më kanë mohuar subvencionet, derisa e kam regjistruar në emër të babait, për me i gëzu subvencionet.
Nuk kam pasur kurrfarë problemi me ta, por çfarë ka Agimi, nuk e di. Agim Bahtiri është personi që u ndal te Ura e Suhodollit dhe më ka thënë: ‘Më mirë të bjen me i heq këto dhi krejt’.
Pas asaj ndodhie, kanë filluar vjedhjet dhe ato nuk janë ndalur. Janë zhdukur dhitë, tani më kanë thyer shtëpinë dhe më kanë kërcënuar, deri më kanë kidnappuar, miqtë e Agim Bahtirit. Më futën në makinë, më dhanë një kafe, më thanë disa fjalë dhe më thanë: ‘Harroji këto sene, mos e sjell punën që është më së keqi që është shoku i jetës time, jam rritur me ta, dhe më tha mos e nxjerr punën, me i lënë jetima”, tha Ahmeti.