Real Madridi thuhet se ka në mendje transferimin e dy talentëve të mëdhenj spanjoll, Lamine Yamal (Barcelona) dhe Nico Williams (Athletic Bilbao) nëse nga klubi largohen dyshja braziliane, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes.
Sipas El Gol Digital, Real Madrid mund të bëjë lëvizje të mëdha në afatin e ardhshëm të transferimeve, me mundësinë e sjelljes së Yamal dhe Williams për t’i bashkuar me Kylian Mbappe.
Sulmi i Real Madridit, tashmë me yje si Vinicius Jr, Mbappe dhe Rodrygo, mund të ndryshojë nëse dy brazilianët largohen, me klubet kryesore të interesuara për ta. Nëse kjo ndodh, Florentino Perez po shikon Yamal dhe Williams për të forcuar skuadrën.
Perez synon të “spanjizojë” ekipin, duke u fokusuar te lojtarë si Williams dhe Yamal, të cilët përfaqësojnë të ardhmen e ‘La Roja’. Shitja e Vinicius Jr dhe Rodrygo do ta bënte të mundur këtë.
Williams për Vinicius Jr është hapi i parë. Arabia Saudite thuhet se po i ofron Vinicius Jr një marrëveshje 1 miliardë euro, me Real Madridin që mund të fitojë 300 milionë euro nga shitja. Nëse kjo ndodh, Real Madridi do të ndjekë Williams, i cili ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro.
Lëvizja e mundshme e Rodrygo në Manchester City mund të rrisë më tej fondet e Los Blancos, duke i bërë ata më të prirur për të ndjekur Yamal, transferimi i të cilit aktualisht është i vështirë për shkak të lidhjeve të tij me Barcelonën.
Megjithatë, nëse Williams nënshkruhet, perspektiva për të sjellë Yamal bëhet më realiste, pasi dy lojtarët ndajnë një lidhje të fortë dhe ëndërrojnë të luajnë së bashku, ndoshta në Real Madrid. /