Tre persona kanë mbetur të plagosur dje në Bielefeled të Gjermanisë pas një sherri që kishte ndodhur pak momente pasi kishte përfunduar seanca e gjyqit për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani.
Të plagosurit dyshohet që kanë lidhje me personin e dyshuar për vrasjen e boksierit Nimani, ndërkohë që hetimet nga autoritet gjermane po vazhdojnë.
Gjykata e Qarkut Bielefeld ka lëshuar një urdhër arresti pë akuzat për tentativë vrasje dhe lëndim të rrezikshëm trupor . Për shkak të hetimeve që po vijojnë, policia gjermane s’ka dhënë asnjë informacion për identitetin e të kërkuarit.
Gazeta gjermane “BILD” sot ka publikuar edhe një video, ku shihet një prej momenteve më delikate të sherrit, ku nga një makinë e zeze e cila është në lëvizje qëllohet me armë dhe një prej personave që ndodhet duke ecur në rrugë rrëzohet në tokë.