Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, nëpër përfaqësitë diplomatike.
Sipas KQZ’së, deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime dhe se për pjesën e mbetur po vazhdon numërimi
Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
“Procesi i numërimit është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”, thuhet në njoftim.