Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka folur për pagat që kanë punëtorët në këtë sektor.
Në “DPT Fidani” të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ka ende punëtorë që marrin paga 170 euro. Sipas tij, kjo është një gjendje e mjerueshme.
“Ka ndryshuar çështja, nuk është ajo që ka qenë më herët, punëtorët e sektorit privat janë jo në gjendje të mirë, në veçanti i kemi punëtorët që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, përmes kompanive private”.
“Do të thotë, punëtorët e kompanive private që paguhen nga buxheti i Kosovës, aty e kemi mjerimin më të madh, e them me përgjegjësi të plotë. Kemi që kanë paga me 250 euro, kemi punëtorë edhe sot kur po flasim që kanë paga 170 euro”, ka thënë Azemi.