Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për koorporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës dhe të gjitha ndërmarrjet publike lokale të kryeqytetit.
Në njoftimin e publikuar nga komuna thuhet se çmimi preferencial është 120 euro për person.
Përdorimi iu kësaj bilete është i pakufizuar në të gjitha linjat urbane dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.
“Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet. ”, thuhet në njoftimin e komunës.