Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave të mërgimtarëve që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se më 8 shkurt është votuar në 30 përfaqësi diplomatike.
“Sipas të dhënave, nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57 përqind e tyre apo 15 mijë e 352 shtetas”, tha Elezi.
Ai tha se pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, planifikojnë të fillojnë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës.
“Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi brenda një kohe të shpejt, rezultatet për subjketet politike dhe kandidatët për deputetë do të shfaqen në platformën Rezultatet2025.net. Pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, po planifikojmë që të fillojmë me numërimit të fletëvotime nga votimi përmes postës”, tha Elezi./Reporteri.net