Dënimi i Dodikut, Vuçiqi mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Në Serbi për sot është caktuar një seancë urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Seanca është caktuar për në ora 17:00 me propozim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili do ta drejtojë atë.

Kjo seancë vjen në ditën kur presidenti i Republikës Sërpska u dënua me një vit burgim për për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Përpos kësaj, Dodikut i është ndaluar ushtrimi i detyrës politike për gjashtë vjet, transmeton Klankosova.tv