Qyteti i Bielefeldit në Gjermani është trazuar sot nga disa të shtëna me armë që kanë ndodhur menjëherë pas përfundimit të seancës për vrasjen e boksierit Besar Nimani, transmeton Express.
Siç raporton mediumi gjerman “WELT”, dyshohet se tre personat e plagosur nga të shtënat e armëve janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.
“Tre persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri përpara Gjykatës Rajonale të Bielefeldit. Në të njëjtën kohë brenda objektit po zhvillohej gjykimi i boksierit të vrarë Besar Nimani. Viktimat thuhet se janë anëtarë të familjes së të pandehurit, raporton Henning Hünerbein”, raporton “Welt.de”./Express/

