Qeveria e Kosovës sot ka ndarë një shumë te mjete për shkollën fillore private të muzikës “Amadeus”, e cila është në pronësi të Valbona Petrovcit, bashkëshortes së aktorit Enver Petrovi.
Ky i fundit njihet si mbështetës i madh i kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri në detyrë ka treguar qëllimin e ndarjes se këtyre mjeteve, por jo edhe shumën.
“Me këtë mbështetje ndaj orkestrës së vetme të fëmijëve, që është vazhdimisht aktive dhe me program të gjerë, do të arrijmë që nëpërmjet këtij përfaqësimi në Vjenë të Austrisë – në mesin e pjesëmarrësve nga shumë vende të botës – të promovohet vendi dhe kultura jonë nëpërmjet brezave të rinj”, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes se sotme, raporton Paparaci.
Valbona Petrovcit, pronarja e shkolla fillore të muzikës “Amadeus”, ka qenë edhe ish-asambliste e LVV-së në Prishtinë.