A po kolapson politikisht Kurti? Flet për formimin e qeverisë së re, por nuk di si do ta bëjë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka hapur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur në lidhje me procesin zgjedhor, dhe duke thënë se “qytetarët po presin nga ai t’i formojë institucionet e reja”, duke pretenduar se është “fitues i qartë i këtyre zgjedhjeve”, anise nuk e ka shumicën e nevojshme.

Kurti qysh në fillim të mbledhjes, tha se javën tjetër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare, duke këshilluar kështu kabinetin e tij që “të vazhdojë punën”.

“Kemi hyrë në fazën finale, të procesit të numërimit të ovtave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës, sipas njoftimeve të KQZ, më së largu deri javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare.

Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë, nga ju të nderuar kabinet qeveritar, kolegë, pres të vazhdoni punët e mira me po të njëjtin ritëm” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Tutje, kryeministri në detyrë i kërkoi KQZ-së “të ketë kujdes të shtuar” në mbrojtjen e vullnetit të votuesve, transmeton nacionale.

“Të gjithë presim nga KQZ edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm, demokratik me pjesëmarrje massive të qytetarëve.

Pjesëmarrje më të lart në zgjedhje pati edhe diaspora e cila votoi edhe në ambasada dhe konsullata, falenderoj bashkëatdhetarët që morën pjesë në këto zgjedhje” – tha Kurti.

Kurti tha se edhe Qeveria e tij ua ka lehtësuar punët mërgimtarëve:

“Të pandashëm nga mërgata jonë kemi qenë edhe ne, MPJ dhe MPB janë angazhuar vazhdimisht në shtimin dhe përmirësimin, digjitalizimin e shërbiemve për bashkëatdhetarëve.

Një prej lehtësimeve më të mëdha, është njohja e patent shfoerëve të Kosovës nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo përveç se ulë shpenzime dhe kursen kohën, mundëosn integrimin më të shpejt në tregun e punës. Fillimisht Gjermania njohu patent-shoferët tanë, rreth 30 mijë bashkëatdhetarë kanë konvertuar patent – shoferët përmes kësaj marrëveshje.

Nga muaji kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italunë, nga muaji i ardhshëm hyn në ndryshim rregullorja për patent shoferë në Austri, që lehtëson procedurën e konvertimit…”