Komuna e Ranillugut ka vendosur ta shënojë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke u dhuruar stafit në këtë komune sete kozmetike.
Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurimi, kjo komunë ka dhënë tashmë ka dhënë kontratën për blerjen e 50 seteve kozmetike. Këto sete duhet të përmbajnë së paku tri produkte, por që nuk specifikohet lloji i tyre. Në total blerja e tyre do të kushtojë 975 euro, apo 19 euro për pako, shkruan reporteri.
Tek dosja theksohet se këto sete duhet të jenë të paketuara në një kuti ose qese.
Me kontratë është shpërblyer Igball Ajvazaj.
Nënshkrimi i kontratës figuron se është bërë dje.