Një sasi lënde plasëse i është vendosur të mërkurën e 26 shkurtit zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Sipas raportimeve paraprake bëhet fjalë vetëm për dëme të vogla materiale, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar dy persona te cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se dy autorët kanë qenë të pamaskuar dhe po punohet për identifikimin e tyre.
Kujtojmë që, Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.
Ky i fundit, prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.