Sadiku: Fushata e LVV-së më e dobëta në historinë e pasluftës

Analisti Ermal Sadiku ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë i varur në katër vjet qeverisje as prej të tjerëve e as prej Listës Serbe, por tha se kanë munguar rezultate në të gjitha sferat e jetës.

Sadiku tha se për të pasur peshë kritika ndaj qeverisë duhet thënë gjërat e mira dhe të këqija, ku sipas tij, të mirat janë kalimi i shumë ligjeve, rritja e buxhetit, renovimi, sipas tij, i shumë spitaleve.

Por, ai kritikoi fushatën e VV-së, të cilën e quajti si një nga më të dobëtat që ka parë në historinë e pasluftës në Kosovës.

“Pastaj vjen Lëvizja Vetëvendosje me një fushatë, një prej fushatave më të dobëta që e kam parë në historinë e pasluftës. Shumë njerëz kanë thënë se kjo ka qenë e qëllimshme dhe më e keqja është që s’kanë treguar program, vizion por fushata ka qenë e orientuar në sharje, ofendime, linçime të opozitës, medieve, analistëve dhe janë munduar të flasin për të kaluarën”, tha Sadiku në Rubikon në Klan Kosova.