Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, gjashtë të lënduar

Gashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku  në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha për gazetën online Reporteri.net se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona.

Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal. /Reporteri.net/