Dortmundi i njofton top klubet angleze për çmimin e Jamie Gittens

Jamie Bynoe Gittens është një nga talenët më të mëdhenj në Bundesliga, por ai mund të largohet në verë nga Borussia Dortmund.

Sipas raporteve të Teamtalk, Borussia Dortmund synon të sigurojë një marrëveshje me vlerë afërsisht 70 milionë euro për sulmuesin Jamie Gittens.

Lojtari tashmë ka marrë garanci nga drejtuesit e BVB-se se do të lejohet të largohet në verë nëse klubi të pranojë një ofertë të përshtatshme për të.

Gittens, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me 11 gola e katër asistime është në listën e top klubeve evropiane.

Nëse Borussia Dortmund dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, besohet se do të shitet Gittens në mënyrë që klubi të balancojë gjendjen financiare.

Arsenali mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e anglezit, megjithatë edhe Chelsea, Manchester City dhe Manchester United gjithashtu e duan 20-vjeçarin.

Gjithsesi e ardhmja e lojtarit varet vetëm nga situata e Dortmundit dhe nëse BVB nuk futen në Ligën e Kampionëve atëherë shitja e Gittens duket e sigurt. /Telegrafi/