Ndonjëherë dashuritë i teston largësia, ndonjëherë “Big Brother VIP”. I tillë është rasti mes Krisës dhe Tirit, i cili tha se ka pëlqim për një vajzë brenda shtëpisë, vetëm disa ditë pasi partnerja e tij u eliminua.
Ndonëse deklarata e Tirit mbetet ende e paqartë, Krisa ka reaguar për herë të dytë, duke theksuar se nuk e priste që lidhja e saj e dashurisë të testohej aq lehtësisht.
Po ashtu, Krisa thekson në shkrimin e saj se ka takuar miq të përbashkët me Loredanën për të sqaruar situatën mes kësaj të fundit dhe Tirit, pas pretendimeve për një flirt të mundshëm.
“Nga ana tjetër kam takuar edhe miq të përbashkët që kanë qenë në klub atë natë me Loredanën për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht në këtë histori,” shkruan ajo.
Ndërkohë, Tiri nuk e ka sqaruar ende plotësisht deklaratën e tij se pëlqen dikë në shtëpi, gjë e cila mund të sjellë diskutime në spektaklin e kësaj të marte.