Ambasada e ShBA-ve shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit: Zëri i tij për të vërtetën ishte frymëzues

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinit, i cili vdiq dje.

“Zëri që ai u dha mijëra familjeve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre të zhdukur ishte frymëzues.” – thuhet ndër të tjera aty.

E plotë:

Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinajt. Zëri që ai u dha mijëra familjeve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre të zhdukur ishte frymëzues.