Banorët kanë vazhduar t’iu përgjigjen njëri-tjetrit në sfidën që realizuan këto ditë.
Ata bënë pyetje nga më të ndryshmet për konkurrentët brenda, por edhe për personazhe nga jashtë.
Loredana Brati i bëri një pyetje Gjestit për ndjenjat që ka ai ndaj banores Egli Tako.


“Cilat janë ndjenjat e tua të vërteta për Eglin sot”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“S’kam”, u përgjigj ai derisa filloi të bënte edhe ironi.
Ai i ka treguar edhe Eglit që në këtë pikë nuk ka ndjenja për të dhe se nuk është i gatshëm.
E konkurrentja nga ana tjetër shihet se është e përfshirë tejet shumë, marrë edhe veprimet që bën ndaj Gjestit.