Deda: Qeveria e re të mos i bie murit me kokë, të përmirësojë marrëdhëniet me ShBA-të

Analisti politik Ilir Deda ka bërë thirrje që qeveria e ardhshme e Kosovës të veprojë me maturi dhe të mos ndërmarrë hapa që mund ta dëmtojnë edhe më shumë vendin.

Në një diskutim në emisionin “Rubikon”, Deda theksoi se prioritetet kryesore të ekzekutivit të ri duhet të jenë heqja e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një pako e qartë socio-ekonomike për qytetarët.

“Qeveria duhet me qenë e qëndrueshme, duhet me qenë qeveri e cila ndërmerr veprime për t’i hequr sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, duhet me qenë qeveri e cila e përmirëson marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe duhet me qenë qeveri e cila duhet me pasë pako socio-ekonomike. Kushdo që e bën qeverinë e ardhshme, duhet me i përmbush këto. Qeveria e re nuk mundet me qenë qeveri që i bie murit me kokë, edhe ashtu qysh e kam pa, me atë sjellje të pëson edhe më shumë Kosova”, tha Deda.