Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar fitoren e Friedrich Merz dhe CDU-së në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një dritare të re për Kosovën.
“Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së është një dritare e re për Republikën tonë. Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjithmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështet mirë qëllimet tona,” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai e ka cilësuar këtë fitore si një fuqizim të së djathtës evropiane dhe një shpresë për Kosovën.
“Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!“
“Herzlichen Glückwunsch CDU!” ka përfunduar Abdixhiku urimin e tij.
Postimi i plotë:
Ditë e rëndësishme për Gjermaninë ; mundësi e re për Kosovën
. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.
Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona.
Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!
Herzlichen Glückwunsch CDU!