Kreu i CSU-së gjermane: Një qeveri pa të gjelbrit do të ishte një qeveri më e mirë

Guvernatori i shtetit të Bavarisë, Markus Söder, i cili është gjithashtu lider i Unionit Kristian Social (CSU), partia motër e CDU-së, thotë se CSU mund të mos jetë në gjendje të mbajë premtimin e saj për të mos punuar së bashku me të gjelbrit.

“Sigurisht, nuk dua t’i them kancelarit [të ri] se çfarë duhet të bëjë, por një qeveri pa të gjelbrit do të ishte një qeveri më e mirë,” thotë ai.

“Le të presim rezultatet përfundimtare dhe pastaj do të shohim”, shton ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.