Policia jep detaje për përleshjen në mes tifozëve të Lirisë dhe Vëllaznimit

Nga një atmosferë e jashtëzakonshme për 90 minuta, ka përfunduar me dhunë ndeshja e Ligës së Parë, mes Lirisë dhe Vëllaznimit.

Pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë prizrenas janë futur në fushën e stadiumit ”Përparim Thaqi”, dhe kanë sulmuar futbollistët e skuadrës gjakovare.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Insajderin se dy persona kanë mbetur të lënduar pas këtij rasti.

“Dy persona janë lënduar, policia ka iniciuar rastin si lëndim i lehtë trupor, dhe është duke punuar për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në rast”, tha Bytyqi për Insajderin.