Sot është dita e zgjedhjeve në Gjermani, atje ku më shumë se 59 milionë qytetarë gjermanë janë të ftuar të hedhin votën e tyre dhe të vendosin për shpërndarjen e 630 vendeve në Bundestagun gjerman për herën e 21-të.
Zgjedhjet e Bundestagut janë zgjedhjet më të mëdha kombëtare që mbahen në Evropë, shkruan klankosova.
Në Gjermani çdo qytetarë jep dy vota. Vota e parë shkon drejtpërdrejtë për një kandidat dhe vota e dytë për partinë.
Partitë duhet të sigurojnë minimum 5% të votave popullore për të qenë pjesë e Parlamentit.
Ndërkaq, Parlamenti që do të zgjidhet do t’i ketë 630 anëtarë.
Pasi Parlamenti i ri të mblidhet dhe bisedimet për koalicion të kenë përfunduar do të zgjidhet kancelari i ri federal.
Kurse, si Parlamenti ashtu edhe kancerali federal zgjidhen për katër vite.