Arabia Saudite është e vendosur të ringjallë interesimin e saj për Vinicius Junior. Braziliani, i cili tashmë ka refuzuar 1 miliard euro të shpërndara në 5 sezone, mund të marrë një tjetër propozim në muajt e ardhshëm. Në afatin kalimtar të verës 2025, sauditët do të tentojnë të realizojnë transferimin më të madh në historinë e futbollit.
Klubet arabe ka vendosur transferimin e anësorit nga Sao Gonçalo si prioritet për të forcuar investimin e tij në futboll.
Në Angli spekulohet se janë të gatshëm të paraqesin një ofertë që do të thyente të gjitha rekordet: 350 milionë euro. Rekordi aktual për transferimin më të shtrenjtë është 222 milionë euro, shifër që PSG i pagoi Barcelonës për Neymar Jr.
Sipas RM Confidencial, Al-Ahli është klubi më i pozicionuar për të nënshkruar me Vinicius nëse lojtari brazilian vendos të transferohet në Arabinë Saudite.
Në garë për futbollistin janë edhe Al Hilal dhe Al Nassr, skuadra ku luan Cristiano Ronaldo. Në fakt, Al-Ahli tashmë ka yje si Riyad Mahrez, Roberto Firmino dhe Gabri Veiga.