Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të premten se administrata e tij është shumë afër për të siguruar marrëveshjen për mineralet e rralla me Ukrainën, që sipas tij do të kthente “mbrapa” paratë e SHBA-së.
Trumpi ripërsëriti pretendimet se lufta “nuk është dashur të ndodhte kurrë”. “Ne do ta rregullojmë”, përsëriti ai, por nuk dha detaje të tjera se si kjo do të realizohej, shkruan BBC.
Mineralet e rralla janë një grup prej 17 elementesh që janë thelbësore për shumë lloje të teknologjisë, duke përfshirë celularët, disqe e për pajisje për automjetet elektrike dhe hibride.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e kishte refuzuar propozimin fillestar amerikan për të kontrolluar 50 për qind të mineraleve të rralla të Ukrainës, për arsye se propozimi nuk përmbante angazhimet e pritura që do të ofronin garanci sigurie në rast të armëpushimit midis Ukrainës dhe Rusisë.