Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hagreaves ka takuar sot kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me të cilin ka biseduar për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe rëndësinë e krijimit të një qeverie me kohë.
Diplomati britanik njofton se ka kërkuar gjithashtu progres në përfaqësimin e minoriteteve, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonomi dhe institucione.
