Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara Ferragni-t

Që kur filluan të dilnin së bashku në fund të verës dhe u fotografuan për herë të parë nga paparacët tetorin e kaluar, Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kanë qenë në qendër të thashethemeve. Nga shtatzënia e supozuar e Chiara-s deri te bashkëjetesa e tyre e afërt, çifti ka mbushur faqet e para të të gjitha revistave italiane.

Por kush është Giovanni Tronchetti Provera? Ja disa detaje që nuk i dinit për të dhe lidhjen me Chiara-n, ndonëse çifti nuk e kanë bërë zyrtare ende lidhjen e tyre:

#1. Puthja që konfirmoi lidhjen mes tyre

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të ChiaraDisa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Thashethemet për një lidhje mes Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kishin qarkulluar për pak muaj, të nxitura nga pamjet dhe spekulimet në rrjete sociale, kur kjo lidhje u konfirmua gjatë një feste Halloween-i në Milano më 31 tetor 2024. Ata u panë duke shprehur intimitet, duke shkëmbyer një puthje pasionante dhe duke kaluar kohë së bashku. Imazhi i momentit, i kapur nga ‘Il Giornale d’Italia’, u bë viral dhe i dha fund çdo dyshimi për lidhjen mes tyre.

#2. Provera vjen nga një familje e pasur

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të ChiaraDisa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Giovanni Tronchetti Provera është një sipërmarrës italian, i njohur për rolin e tij si president dhe CEO i ‘Pirelli’-t, kompanisë së njohur për prodhimin e gomave. Familja e tij, Tronchetti Provera, ka një ndikim të madh në Itali dhe është e lidhur ngushtë me grupin ‘Pirelli’. Ata gjithashtu janë të angazhuar në filantropi përmes Fondacionit Silvio Tronchetti Provera, i cili mbështet kërkimin shkencor dhe inovacionin.

#3. Momentet së bashku në kohën e skandalit që publikoi Corona

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të ChiaraDisa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Në mes të një stuhie mediatike, Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera u panë duke kaluar fundjavën së bashku. Gjatë një fundjave larg, Chiara postoi një foto me fëmijët e saj, por një tjetër kolazh fotosh të postuara zbuloi se ajo mund të kishte kaluar kohë me Tronchetti Provera-n. Kështu çifti përveçse vërtetuan se ishin akoma me njëri-tjetrin, hodhën poshtë dhe spekulimet për ndalimin e lidhjes së tyre nga familja e Provera-s.

#4. Spekulimet për ndarje

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të ChiaraDisa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Gazetarja Gabriele Parpiglia, që ka burime të afërta me çiftin, raportoi për një krizë të mundshme dhe një “luftë të keqe” mes Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera këto ditët e fundit. Mesazhi i Shën Valentinit, që Chiara ndau në Instagram, përmbante një citat nga poeti Nizar Qabbani, duke nënkuptuar se ajo po përjetonte një moment të vështirë. “Një grua nuk do një burrë të pasur, as një burrë të pashëm, as një poet, ajo do një burrë që i kupton sytë nëse ajo trishtohet dhe drejton gishtin në kraharorin e tij duke i thënë: “Këtu është vendlindja jote”, ishtin vargjet që ndau Chiara për ndjekësit e saj. Ky mesazh dhe heshtja e saj gjatë festës romantike e bënë edhe më të dyshimtë situatën mes çiftit.

#5. Rënia e spekulimeve për ndarje me daljen e tyre publike

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të ChiaraDisa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Të shtunën, më 15 shkurt, Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera u panë së bashku në Brera, duke kaluar kohë me miq, ndoshta për të mohuar thashethemet e ndarjes së tyre. Po ashtu, një foto nga e diela tregon çiftin duke kaluar kohë me fëmijët dhe familjen e tyre të zgjeruar, duke treguar një përpjekje për të kapërcyer ‘krizën’ e përfolur. Përkundër ‘përçarjeve’ të raportuara nga gazetarja dhe kundërshtimeve të aluduara nga familja e Provera-s, Chiara ka vendosur të vazhdojë të përfshijë Giovanni-n në jetën e saj publike pa shumë zhurmë, siç ishte dhe postimi i një fotoje të qenit të tij në Instagramin e saj.