Rënie e madhe | 67 mijë vota më pak për Arben Vitinë krahasuar me vitin 2021

Arben Vitia ka humbur rreth 67 mijë vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Ministri i Shëndetësisë ishte njeriu i tretë më i votuar në listën e LVV-së në ato zgjedhje, ndërsa tash renditet në vend të 10.

Kur janë numëruar shumica e votave, Vitia numëron 40,530 vota. Diferencë e madhe në krahasim me 107,858 votat që i kishte marrë në vitin 2021.

Tani; shumica e votave të numëruara
Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021