Kim Kardashian sapo dëshmoi që bukuria është sakrificë dhe interneti u shokua

Në Met Gala të vitit të kaluar, me temë “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës “, Kim Kardashian ishte një nga personazhet e famshme që si zakonisht dha maksimumin për t’u dukur mbreslënëse.

Në tapetin e kuq të vitit 2024, Kim u shfaq e veshur me një krijim nga John Galliano, një veshje me dantellë dhe detaje lulesh. Por ishte korseja, e cila bëri që të gjithë të flisnin për të, pasi beli i saj nuk ishte dukur kurrë aq i hollë.

Tani, pothuajse një vit më vonë, Kim ka vendosur të ndajë gjithçka që ka përjetuar atë natë, madje duke mos hezituar të tregojë ‘shenjat’ që i kishte lënë korseja. Në puntatën e reality show-t “The Kardashians” që u transmetua më 13 shkurt, 45-vjeçarja flet hapur se sa ka vuajtur e veshur me atë korse, ndërsa shfaqen edhe pamje të momentit kur zhvishet dhe ndjen një lloj lehtësimi.

“Unë jam klaustrofobike. Nuk jam ndjerë kurrë kështu më parë, ndjej sikur nuk mund të marr frymë. Më duhej të urinoja, nuk merrja dot frymë, nuk e hiqja dot këtë, kështu që… Unë do të vdes nëse nuk ma hiqni këtë tani”, thotë ajo në pamjet e bëra virale.

Dhe e vërteta është se shenja e krijuar në belin e saj nga korse, siç shihet në videon e mësipërme, ishte disi rrëqethëse. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, ajo nuk është penduar. E pyetur nëse ia vlente dhimbja, ajo përgjigjet:

“Absolutisht”. “Nëse dukesh mirë, gjithçka ia vlen”.