Mbrëmë u zhvilluan katër ndeshje të fazës së Knockoutit në Champions League.
Po kaq skuadra, e morën biletën për t’iu bashkuar tetë skuadrave të para që veçse e kanë këtë privilegj të luajnë në 1/16-tën.
Feyenoord, Club Brugge, Bayern Munchen dhe Monaco, janë skuadrat që hyjnë në mesin e 16 më të mirë.
E sonte do të kompletohet ky numër edhe me katër ekipe të tjera.
Derbi kryesor i mbrëmjes, padyshim që do të jetë në “Santiago Bernabeu” ku do të përballen Real Madrid dhe Manchester City.
“Mbretërit” e kanë një epërsi prej një goli pasi javën e kaluar në “Etihad Stadium” triumfuan me rezultat 3:2.
Kjo lojë nis nga ora 21:00.