Analisti i njohur, Lirim Mehmetaj ka hedhur akuza drejt VV-së në lidhje me blerje të votave në Shtime, duke e përdorur strategjinë e “Trenit Bullgar”.
Mehmetaj tha se në Shtime janë gjetur fletvotime pa vulë për VV-në, transmeton Demokracia.com
Njejte si ne Gjakove, fletvotime pa vule per Vetevendosjen qenkan gjetur edhe ne Shtime.
Cka i bie fletevotimi pa vule?
Kjo eshte nje metode e blerjes se votes ku personi i pare i paguar futet brenda vendvotimit me nje fletvotim fals, me pas ai aty e merr nje origjinal e te vulosur.
Kur futet te kutia e votimit fshehurazi fletvotimin origjinal e fut ne xhep dhe ne kuti te votimit e fut falsin. Kurse origjinalin e nxjerr jashte.
Ai jashte plotesohet per partine e caktuar, si ne rastin konkret per Vetevendosjen dhe me pas i jept dikujt ta fus brenda prape fshehurazi. Ai qe shkon te votoj me te fshehurazi, voton me fletvotimin tashme te mbushur dhe ai qe i jepet e nxjerr prape jashte.
Pra, mjafton vec nje ta nxjerrin me fletvotim fals dhe me pas procedura perseritet.
Kjo ketode kriminale eshte ajo qe njihet si treni bullgar. Kete metode po dyshohet edhe nga Prokuroria qe e ka perdorur Vetevendosja ne disa qytete te Kosoves.
E kam thene ne vazhdimesi. Ketyre nuk ju dihet, pritet gjithcka nga ta dhe prandaj duhet syte kater ne secilin proces.