PDK në Gjilan | Mbi 50% e kutive të numëruara, këto janë rezultatet për të gjithë kandidatët për deputetë

Jo edhe rezultat aq premtues në Gjilan, por megjithatë rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2021 shënoi Partia Demokratike e Kosovës.

7 mijë e 791 vota në gjithsejt apo 17.15% të votës së përgjithshme në Gjilan.

Në shifrat që ka pranuar gazeta Nacionale për votat e PDK-së në Gjilan ku janë numëruar 69 prej 130 kutive të votimit (rreth 50%).

ndër më të votuarit dalin të jenë, bartësi i listës dhe kryetari i partisë, përkatësisht Bedri Hamza ndërsa i dyti ekonomisti Arben Mustafa (2 mijë e 571 vota).

Pas Arben Mustafës, 2 mijë e 100 vota ka marrë Memli Krasniqi.

Selver Xhelili ka 1 mijë e 900 vota, Ilir Tahiri 1 mijë e 729, Qendrim Qerimi 1 mijë e 656 vota.

Besianë Musmurati deri më tash na numëruar 1 mijë e 341 vota.