Haradinaj publikon fotografi nga Detroiti, thotë se në SHBA ka edhe takime zyrtare

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, kryetari i Qeverisë ka treguar se është në Detroit të SHBA’së.

“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”, ka shkruar ai në Facebook.